Varianti i ri i Covid-19, zbuluar në Britani, mund të nxisë ‘një shpërhapje të shpejtë’ të virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar për rritje të numrit të infektimeve me variantin e ri të Covid-19.
CDC tha se një rritje e tillë mund të kërcënojë më tej sistemet shëndetësore, të cilat tashmë janë të kolapsuara nga shtimi i rasteve me Covid gjatë dimrit.
Paralajmërimi i CDC-së erdhi të premten ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden zbuloi planin e tij ambicioz për të rritur vaksinimet në vend.
Për të përmbushur synimin e tij për vaksinimin e 100 milion amerikanëve brenda 100 ditëve të tij të para në detyrë, Biden tha se administrata e re do të ketë një rol më aktiv në përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave.
Plani i Bidenit planifikon ngritjen e qendrave të reja vaksinimit masiv, punësim të punonjësve shtesë shëndetësorë dhe sigurim të dozës për të gjithë, duke përfshirë komunitetet e pakicave që janë goditur më shumë nga epidemia.