Politikanët e Kosovës kujtojnë Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes

Nga Exit News
Politikanët e Kosovës kujtojnë Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes

Politikanët në Kosovë kanë përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 553 vjetorin  e vdekjes.

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani përmes një shënimi në Facebook shkroi :

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”.

Edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti ka kujtuar Skënderbeun.

Ai ka zgjedhur ta kujtoj përmes shkrimtarit Ismail Kadare me një pjesë nga romani i tij “Kështjella”.

Përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka kujtuar edhe vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Të dielën edhe politikanët në Shqipëri përkujtuan Skënderbeun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>