Presidenti Ilir Meta bisedoi të hënën në Vlorë me një grup studentësh. të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.
Në një postim në Facebook, Meta deklaroi se është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i të rinjve:
“Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë.”
Meta theksoi se të rinjtë dhanë ide të vlefshme në fusha të ndryshme:
“Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.”