Seanca në Apelin e Posaçëm për 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të njëri prej të dyshuarve, Donald Lushaj.
Avokati i tij, Neshat Fana është infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk u paraqit në seancë.
Arbër Çekaj, i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë ankimoi vendimin e dënimit me 21 vite burg.
Ai argumenton se është i pafajshëm dhe i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Apelit rishikim të vendimit.
Me 15 shtator Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Çekajn me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë vetëm 14 vite burg.
Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’.
Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit.