![basha lulzim x Basha: Shqipëria e gjashta në botë për emigracionin masiv](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/12/basha-lulzim-770x382-1.jpg)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv.
Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Rama ka shkatërruar ekonominë dhe ka larguar të rinjtë.
“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.”
Basha shtoi se është koha për të sjellë ndryshim dhe për të larguar Ramën.