Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se në qeverisje do të ofrojë një arsim cilësor.
Gjatë një takimi me disa të rinj në Laprakë, Kryemadhi pohoi se vendi po vuan jo vetë nga mungesa e arsimit cilësor, por edhe nga mungesa e konkurencës.
Ajo tha se LSI është partia që promovon të rinjtë duke theksuar se ka 6 breza të rinjsh që janë pjesë e vendimarrjes brenda kësaj partie.
“Përfshirja e të rinjve në politikë jo vetëm nëpërmjet votës, pro edhe nëpërmjet vendimmarrjes, edhe nëpërmjet artikulimit të politikave, atë që ata duan, e bën jetën politike shqiptare më të freskët, më prezentë, më gjithëpërfshirëse.”, përfundoi Kryemadhi.