Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se BE do të vijojë të mbështesë qytetarët shqiptarëe.
Gjatë një takimi ministren e jashtme, Olta Xhaçka ai u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë punën drejt Konferencës Ndërqeveritare.
“Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve midis # Ambasadorëve të BE-së dhe Ministres Olta Xhaçka për integrimin në BE, përgjigja dhe vaksinat e COVID, dhe rreshtimi në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Shqipëria do të vazhdojë punën e saj për të lëvizur drejt Konferencës së parë Ndërqeveritare, dhe BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje konkrete për qytetarët.”
Më herët, ministrja Xhaçka deklaroi se vendi i ka përmbushur kushtet për anëtarësim.