Twitter ka hequr një postim të ambasadës kineze në SHBA, pasi kishte mbrojtur politkat e Kisijangut.
Ambasada kishte shkruar se “gratë në Kisijingan nuk janë makina për fëmijë”
Twitter shkruan se ky postim ka shkelur politikat e tij.
“Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit. Ne ndalojmë çnjerëzimin e një grupi bazuar në fenë, etninë, moshën, aftësinë e kufizuar, sëmundjen e rëndë ose origjinën”
Kombet e Bashkuara deklaruan se të paktën 1 milion ujgurë etnikë dhe njerëz të tjerë kryesisht myslimanë në Ksinjiang janë detyruar të futen në kampe internimi.
Ndërkohë Pekini këmbëngul se objektet janë “qendra të arsimit profesional” që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe të integrohen në shoqëri.