Kandidati i PDK për kryeministër akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për populizëm teksa u shpreh se janë dy modele në zgjedhje dhe PDK është për rimëkëmbjen ekonomike.
Të enjten ai tha se modeli ekonomik i PDK parashikon lehtësira fiskale dhe një plan të qartë për bizneset.
Hoxhaj u shpreh gjatë një takimit me bizneset në Prizren:
“Modeli jonë parasheh mbështetje institucionale për bizneset dhe jemi të interesuar që ta bëjmë një gjë të tillë dhe parasheh mbështetje të mirëfilltë në formë të granteve, ne mendojmë që duhet të ketë një fond rreth 500 milionë euro që në formë të granteve do t’iu ndahet të gjithë atyre bizneseve të cilët janë goditur për shkak të pandemisë“,.
Sipas tij “modeli i VV-së, është model i retorikës, demagogjisë dhe populizmit, që parasheh rritje të taksave”.
Hoxhaj u shpreh se PDK e ka prioritet ndihmë për sektorin privat.