Italia regjistroi të premten 472 viktima si pasojë e Covid-19 dhe 13 mijë e 633 të infektuar.
Autoritetet njoftuan se janë kryer 267.567 testime.
Numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se një ditë më parë ku ishin 14.078 raste.
Ndërkohë një ditë më parë sa i takon viktimave ishin 521.
Që prej nisjes së pandemisë në Itali kanë humbur jetën 84 674 persona.