Qeveria hollandeze prezantoi të shtunën masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Masat e reja përfshijnë ndalim qarkullimi prej orës 21:00 deri në 04:30. Kufizimi i tillë është i pari, pas Luftës së Dytë Botërore.
Qytetarët mund të lëvizin përgjatë orarit të ndaluar me anë të një autorizimi. Ata që shkelin orarin e ndaluar do të gjobiten me 95 euro, ndërsa ata që kapen me autorizim të falsifikuar rrezikojnë një dënim më të rëndë.
Masat do të zgjasin deri me 10 shkurt.
Hollanda ka rregjistruar 944 mijë të infektuar dhe 13,510 viktima nga koronavirusi.