Policia e Devollit ka gjetur, të hënën, trupin e pajetë të një personi në një përrua.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grapsh të Devollit.
Policia dyshon se trupi mund të jetë i një emigranti të paligjshëm.
Në raportin paraprak të policisë nuk raportohet për shenja dhune dhe mendohet se viktima ka vdekur për shkaqe aksidentale.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe identitetin e viktimës.