ODIHR nis takimet parazgjedhore në Tiranë pavarësisht rekomandimeve të pazbatuara për reformën zgjedhore

Nga Exit News
ODIHR nis takimet parazgjedhore në Tiranë pavarësisht rekomandimeve të pazbatuara për reformën zgjedhore

Një përfaqësi e OSBE/ODIHR ka nisur të hënën takimet me aktorë të qeverisë dhe opozitës, kur duhen edhe 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Delegacioni i përbërë nga dy këshilltarë zgjedhorë dhe një përfaqësuese e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, u prit fillimisht nga zv/ministri i Jashtëm Agron Tare, përfaqësues të Partisë Socialiste e më pas u drejtua në selinë e Partisë Demokratike.

njoftimin e një jave më parë OSBE thoshte se delegacioni ka për qëllim vlerësimin e situatës parazgjedhore në vend.

Nuk zbulohet se cilat janë kriteret me anë të të cilave do të vlerësojnë përfaqësuesit e OSBE-së.

Megjithatë, më 14 dhjetor, ODIHR shprehu keqardhje për miratimin e nxituar të ndryshimeve në kushtetuese dhe kodit zgjedhor.

Marrëveshja e 5 qershorit mbi reformën zgjedhore të kërkuar nga BE me  rekomandimet e ODIHR, dështoi të adresonte disa pika të rëndësishme të kërkuara prej tyre, si shit-blerja e votës dhe hetimin e krimit elektoral.

Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019, misioni vëzhgues i ODIHR nuk përcaktoi qartë nëse ato ishin apo jo demokratike dhe ja la në dorë insitucioneve vendase ta vendosnin, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vetëm pak javë që funksionon.

Bashkimi Europian e ka cilësuar reformën zgjedhore si kusht të përmbushur nga Shqipwria dhe se tani ka mbetur vetëm zbatimi i saj në praktikë gjatë zgjedhjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>