Alarmi i BE-së: në gati gjysmën e plazheve tona, uji i papërshtatshëm për t'u larë

Alarmi i BE-së: në gati gjysmën e plazheve tona, uji i papërshtatshëm për t'u larë

Cilësia e ujit të detit në gati gjysmën e plazheve shqiptare është jashtë standarteve minimale për t’u larë. Në rreth 40 për qind të plazheve të vendit, nga 78 të tillë të testuar nga Agjencia Europiane të Mjedisit (AEM)—agjencia zyrtare e mjedisit e BE-së—uji është poshtë parametrave të përshtatashëm për t’u larë.

Zona më e ndotur e vendit janë plazhet e zonës së Durrësit deri në Kavajë. Shkaku kryesor i ndotjes në Shqipëri është derdhja e ujrave të zeza në det.

Këto konkluzione janë pjesë e raportit të cilësisë së ujit të plazheve për vitin 2015 të AEM-it—raport i cili ka mbulaur të gjitha vendet anëtare të BE-së, si dhe Shqipërinë dhe Zvicrën. Raporti është hartuar mbi rezultatet e analizës së kampioneve të ujit në rreth 28 mijë plazhe të ndryshme të Europës. Mbi bazën e ndotjes plazhet janë klasifikuar në katër kategori: cilësi e shkëlqyer, e mirë, e mjaftueshme dhe e keqe.

Shqipëria është një rast ekstrem në Europë për ndotjen e ujit, me mbi 40 përqind të plazheve të testuara si të papranueshme për t’u larë. Përqindja e dytë më e lartë e vendeve të ndotura është në Britaninë e Madhe me rreth 4 për qind, ndërkohë që mesatarja e vendeve të ndotura në gjithë BE-në është rreth 1,8 për qind.

Ajo që është më alarmante në rastin e Shqipërisë është ndotja e Durrësit i cili është destinacioni kryesor i plazhit në Shqipëri, i cili vizitohet nga qindra mijëra pushues çdo vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>