Në Amerikë është identifikuar i infektuari i parë me variantin brazilian të koronavirusit, një mutacion i Covid-19.
I infektuari është një shtetas që kishte udhëtuar së fundmi në Brazil.
Epidemiologët e zonës po intervistojnë të infektuarin, për të mësuar më shumë për simptomat e mutacionit, të quajtur Brazil P.1.
“Ky rast na tregon pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, u shpreh një epidemiologe për mediat.
Varianti brazilian i Covid-19 u identifikua për herë të parë në katër udhëtarë që u testuan në një aeroport jashtë Tokios, në Japoni.
Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Brazil P.1 përmban një sërë mutacionesh që mund ta bëjnë më rezistent virusin ndaj antitrupave që mund të kenë personat e infektuar më herët nga Covid-19.
Mbas zbulimit të variantit Brazilian të Covid-19, presidenti Joe Biden ka ndaluar udhëtimin drejt Brazilit. Biden nënshkroi të hënën një urdhër që ndalon udhëtimin për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë në SHBA.