Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur me presidentin rus Vladimir Putin rreth akuzave për ndërhyrje në zgjedhje dhe protestat për lirimin e Navalny-t ku janë arrestuar rreth 3 mijë qytetarë.
Shtëpia e Bardhë njofton se Biden pyeti Putinin rreth sulmit kibernetik ndaj SolarWinds, ndërhyrjen në zgjedhjet e 2020 në SHBA, helmimin e Alexei Navalny dhe raporteve se Rusia kishte paguar për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afghanistan.
Kremilni në njoftimin për bisedën, nuk përmend ndonjë paraljmërim nga ana e SHBA, por thotë se biseda ka qenë e sinqertë ‘’e ngjashme me një bisedë biznesi’’, raporton BBC.
Të dy udhëheqësit thuhet se sinjalizuan gatishmërinë për të rinovuar marrëveshjen e fundit bërthamore mes dy vendeve.
Deklarata e Kremlinit në lidhje me bisedën, tha se presidenti i Rusisë “kishte vërejtur se normalizimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të përmbushte interesat e të dy vendeve’’.