Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar disa vendime që adresojnë problemet e ndryshimit të klimës
Urdhrat synojnë të ndalojnë dhënien e lejeve për kërkim nafte dhe gazi në tokat publike federale dhe të dyfishojnë energjinë e prodhuar nga era në det të hapur deri në 2030.
Vendimet e presidentit pritet të hasin rezistencë nga industria e energjisë pasi ato ndryshojnë shumë nga qasja e Trump i cili nuk besonte në ndikimin e industrisë tek klima. Biden është zotuar ta bëjë çështjen e klimës një përparësi kryesore të presidencës së tij.
Urdhrat e Biden parashikojnë gjithashtu krijimin një zyrë të Shtëpisë së Bardhë për politikën e brendshme të klimës dhe mbajtjen e një samiti në Prill në Ditën e Tokës.