Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë thirrje për një samit të BE për vaksinat kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Spahn kërkon që liderët e vendeve të BE-së të takohen për të diskutuar në lidhje më këtë çështje.
“Besimi i publikut mund të fitohet, gjatë kësaj krize nëse liderët e BE-së punojnë sëbashku”
Kjo deklaratë e Spahn, vjen pas përplasjes së BE me kompaninë AstraZeneca për prodhimin e vaksinave.
Astra Zeneca nuk iu përmbajt kontratës së firmosur me BE-në për sasinë e vaksinave që duhet të dorëzojë pas marrjes së miratimit nga Agjensia evropiane e Ilaceve.
Të premten e kaluar, kompania Astra Zeneca njoftoi Komisionin dhe vendet e BE-së se do të japë shumë më pak doza se sa ato të parashikuara në kontratën e mëparshme.
Sipas Reuters, kompania ka vendosur dorëzimin e vetëm 31 milionë dozave të vaksinës, rreth 60 përqind më pak se sa marrëveshja e arritur në gusht.
Ky vendim i kompanisë nuk u mirëprit nga BE, e cila deri më tani ka paguar 2,7 miliardë dollarë për kompanitë e prodhimit të vaksinave Covid-19.
Kompania firmosi në gusht 2020 marrëveshjen për dorëzimin e 300 milionë dozave duke nisur me 15 shkurt, dhe 80 milionë doza të dorëzuar tek 27 vendet evropiane Brenda marsit.