FMN mbetet e shqetësuar: koncesionet janë problemi kryesor në Shqipëri

FMN mbetet e shqetësuar: koncesionet janë problemi kryesor në Shqipëri

Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të këmbëngulë se problemi kryesor në Shqipëri është mungesa e transparencës në politikat e qeverisë, veçanërisht në politikat koncesionare.

Edhe në njoftimin për shtyp publikuar dje me rastin e dhënies së këstit të radhës të borxhit, FMN, paçka se ka përgëzuar qeverinë për nisjen e disa reformave, ka kërkuar më shumë transparencë për Partneritetet Publike Private (PPP). Klima jo e mirë e biznesit dhe niveli i lartë i kredive me probleme ishin të tjera çështje për të cilat FMN-ja u shpreh në raport.

Sugjerimet kryesore të FMN-së janë:

  • Duhet më shumë transparencë për procedurat që përdor qeveria për koncesionet apo PPP-të;
  • Për çdo koncesion apo PPP qeveria duhet të hartojë dhe publikojë një analizë kosto-përfitimi dhe të ndjekë me rigorozitet praktikat ndërkombëtare;
  • Qeveria duhet të mbajë nën kontroll borxhin publik. Për këtë qëllim, ndër të tjera ajo nuk duhet të rrezikojë të ardhurat buxhetore, duke përjashtuar grupe të caktuara nga taksat apo duke vendosur taksa më të ulta për grupe të caktuara;
  • Niveli i lartë i kredive me probleme dhe rënia e kërkesës së bizneseve për kredi është ende një problem i madh. Qeveria duhet të angazhohet më shumë në uljen e numrit të kredive me problem, veçanërisht duke përmirësuar ligjin e falimentimit dhe përmbaruesve privatë;
  • Në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit, duhet të zbatohen sa më shpejtë reforma strukturore, reforma në drejtësi, forcimi i të drejtës së pronësisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe arsimimit;

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>