ONM rekomandon shkarkimin e anëtares së KED, Rilinda Selimi

Nga Exit News
ONM rekomandon shkarkimin e anëtares së KED, Rilinda Selimi

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka rekomanduar të enjten apelimin e vendimit të konfirmimit për gjyqtaren e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi.

ONM e ka konsideruar hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të paplotë dhe sipërfaqësor.

ONM kërkon që Selimi të hetohet në kriterin e figurës. Bashkëshorti i saj, Shkëlzen Selimi është shkarkuar për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar. Sipas ONM, kjo duhet të shërbente për hetim më të thelluar ndaj gjyqtares.

ONM kërkoi gjithashtu hetimin mbi një ndikim të mundshëm që gjyqtarja mund të ushtruar tek kolegët e saj në një çështje ku përfshiheshin fëmijët e saj. Selimi kishte paditur një linjë ajrore që nuk kishte lejuar fëmijët e saj të udhëtonin pasi iu kishte skaduar pashaporta.

Nga ana tjetër ONM kërkoi hetim të thelluar për mundësinë e vjehrrit të gjyqtares Selimi për të blerë një karburant në Lungo Mare si dhe shitjen e 2 automjeteve në një shumë më të lartë se ajo që është blerë.

KPK konfirmoi në dhjetor 2020 gjyqtaren Selimi. Ajo mban njëkohësisht dhe postin e anëtares së KED.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>