Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-të) urdhëruan mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha mjetet e transportit publik, përfshirë avionët.
Vendimi u morr nga Presidenti Joe Biden më 21 janar. Ish-Presidenti Donald Trump nuk kishte miratuar m ëparë mbajtjen e detyrueshme të maskës, pavarësisht këshillave të ekspertëve.
Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve (CDC) tha se personat që nuk zbatojnë këtë rregull do të gjobiten.
Sipas urdhërit pasagjerët duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës së udhëtimit me përjashtim të periudhave të shkurtra, si përshembull për të marrë ilaçet ose për të ngrënë.
Nga ky detyrim përjashtohen udhëtarët më të vegjël se 2 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore. Njerëzit në makina private dhe në kamionë tregtarë nuk duhet të mbajnë maska.
CDC ka urdhëruar linjat ajrore të kërkojnë test negative të Covid-19 për udhëtarët përpara se të hipin në avion.