Trupi i pajetë i një personi u gjet të dielën, në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia ka identifikuar viktimën 58-vjeçare si pronarin e një sipërmarrjeje, pronë e së cilës ishte dhe magazina ku u gjet.
Sipas raportit paraprak të policisë, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Dyshimet e para janë se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.