Policia e Beratit arrestoi, të dielën, një 34-vjeçar, i dyshuar për trafik droge.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën 1,2 kilogramë kanabis.
Kontrolli në banesë dhe arrestimi u bënë pas disa indicieve të mëparshme se i riu trafikonte drogë.
Tani ai akuzohet për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’. Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Beratit.