KQZ thirrje qytetarëve të rinovojnë mjetet e identifikimit

Nga Exit News
KQZ thirrje qytetarëve të rinovojnë mjetet e identifikimit

Personat, të cilëve u ka skaduar karta e identitet apo pasaporta, duhet ta rinovojnë atë para 25 prillit, në mënyrë që të votojnë.

KQZ  u bëri të dielën thirrje qytetarëve që të nxitojnë për ta kryer këtë proces, pasi në javët e fundit mund të ketë mbingarkesë në aplikime.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi se personat të cilëve u ka skaduar karta apo pasaporta, nuk mund të votojnë.

Aplikimi për karta identiteti bëhet në zyrat e kompanisë Aleat.

Qytetarët mund të lënë fillimisht një takim online përmes portalit e-Albania.

Personat mbi 75 vjeç nuk kanë nevojë ta rinovojnë kartën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>