Si Shefe e ONM-së, mesazhi im ka qenë dhe mbetet: ka vetëm një rrugë – të ecim përpara, së bashku, drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, për të mirën e qytetarëve shqiptarë!
Kështu u shpreh ish drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera në një letër lamtumire drejtuar qytetarëve shqiptarë.
Ajo bën një bilanc të procesit të vetingut, ku theksoi se 60 përqind e magjistrantëve janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje.
Calavera u shpreh se strukturat e reja antikorrupsion janë ngritur duke theksuar se duhet të vijojnë emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Ajo shtoi se ONM ka qenë objekt i sulmeve, keqinformimit dhe shpifjeve.
“Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm.”, u shpreh Calavera.
Ish shefja e ONM deklaroi se BE do të vijojë të jetë mbështetësi kryesor i Shqipërisë drejt rrugës së anëtarësimit, duke theksuar se vendi duhet të vijojë me zbatimin e reformës.
Calavera do të jetë drejtuesi e njësisë për përkthimin. Ajo u caktua në këtë detyrë nga Komisioni Europian.