Shullazi dërgohet në QSUT, del nga regjimi 41 bis

Nga Exit News
Shullazi dërgohet në QSUT, del nga regjimi 41 bis

Emiljano Shullazi është nxjerrë ditën e hënë nga regjimi 41 bis pas disa problemeve shëndetësore. Sipas mediave ai është dërguar në QSUT mëngjesin e sotëm.

Që prej gushtit të 2020 ka nisur zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.

Shtatë të burgosurit e parë që iu nënshtruan këtij regjimi janë Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, të gjithë anëtarë të bandës së Shullazit, dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Për më shumë të dhëna për këtë regjim mund të lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>