Izraeli ka njohur, të hënën, pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Izraeli bëhet kështu shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës.
Në një ceremoni virtuale, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi virtuale, nënshkruan marrëveshjen për hapjen e ambasadave dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre.
Ministrja Haradinaj-Stublla falenderoi Amerikën për ndërmjetësimin – Kosova ka rënë dakord të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, në marrëveshjen e dakordësuar me presidentin Trump në 4 shtator.
Ndërsa Ashkenazi e quajti marrëveshjen me Kosovën si ‘historike’.
Dy shtetet u zotuan të rrisin bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, tregtisë, kulturës dhe më tej.