Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se angazhimi i parë i qeverisë së tij do të jetë hapja e të paktën 110 mijë vendeve pune.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se hapja e vendeve të reja të punës është jetik për stabilitetin ekonomik.
“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.”
Javën e kaluar Basha prezantoi programin e tij ekonomik. Me sloganin “Shqipëria fiton” Basha premtoi rritjen e pagës minimale, vendosjen e taksës 9 përqind dhe të tjera për të cilat mund të lexoni këtu.