Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur, të martën, një shkollë jopublike në Vlorë, pasi të paktën pesë mësues rezultuan të infektuar me Covid-19.
Mësimi do të vijojë virtualisht për të paktën 14 ditë, deri në përfundimin e karantinës për mësuesit e infektuar.
Në ditët në vijim pritet të mësohet nëse mes stafit të shkollës apo nxënësve ka të infektuar të tjerë.