245 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 615 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 62 deri në 76 vjeç.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve dhe ai i viktimave është ulur.
188 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52 810.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 60 745 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1 506 kanë humbur jetën, ndërsa 6 429 janë ende të infektuar.