Numri i turistave, të cilët kanë vizituar Spanjën gjatë vitit 2020 ka rënë në 19 milionë, mbi 80 përqind më pak se vitet e tjera. Sipas statistikave të analizuara, shkruan The Guardian, ky është numri më i ulët i turistave që prej vitit 1969.
Hyrjet në Spanjë në fund të dhjetorit ranë me 85 përqind, pas vendosjes së masave të reja kundër koronavirusit.
Ata shpenzuan 81.6 përqind më pak në dhjetor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Për vitin 2020, turistët shpenzuan 19,7 miliardë euro, ose 78.5 përqind më pak në krahasim me 2019-tën.
Spanja ka qënë një ndër vendet më të prekura nga virusi në Evropë.