Kosova do të marrë 20 mijë doza të vaksinën Astra Zeneca si pjesë e nismës Covax, të BE-së. Lajmin e dha Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ajo theksoi se duke nisur nga java e tretë e shkurtit do të vijnë 20 mijë dozat e para të vaksinë e më pas dy ngarkesa të tjera me nga 20 mijë doza në javët në vijim, deri në plotësimin e 360 mijë dozave të dakordësuara nga qeveria e Kosovës. Më këtë sasi OBSH parashikon të vaksinojë rreth 20 përqind të popullsisë së Kosovës.
Ajo sqaroi se vaksian Astra Zeneca jepet me dy doza, dhe ajo ka efikasitet prej 76 për qind tre muaj pasi vaksina është marrë.
Humolli shprehu shqetësimin e saj për mutacionin e ri të koronavirusit. Ajo tha se “imuniteti i cili është krijuar për variantit e parë të virusit Sars-Cov-2, nuk mbron apo ofron mbrojtje në nivel shumë të ulët për variantin e ri”.
“Është varianti britanik që është tani në Kosovë. Deri diku është më tepër i studiuar, por definitivisht është brengosëse”, përfundoi Humolli për REL.