Kreu i AAK Ramush Haradinaj u shpreh të mërkurën se është i hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një intervistë për Balkan Talks, Haradinaj tha se nëse LVV del fituese në zgjedhje, AAK është e hapur për bashkëpunim. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit paszgjedhor edhe me partitë e tjera.
“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve”, tha ai.
Për platformën politikë të AKK-së në zgjedhje, ai tha se përfshin çdo fushë si ekonomia, politika, arsimi e shkenca.
Haradinaj ka shprehur kandidaturën e tij për president dhe mendon se ai mund ta ndihmojë Kosovën nëse e drejton këtë institucion.
“Unë e kam thjeshtësuar fokusin tim në këto zgjedhje duke kërkuar postin e presidentit”, tha Haradinaj.