Ish ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një statusi në Facebook.
Ajo shkruan:
“Me radhë është kjo punë… Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit ‘pozitiv’ Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”
Nuk dihet ende gjendja e saj.