Kosova ka nisur mbledhjen e gjakut nga pacientët që e kanë kaluar virusinm për të nisur terapinë me plazëm tek të sëmurët, raporton Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet shëndetësore kanë nisur terapinë me plazëm në Kosovë si një terapi mbështetëse.
“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, u shpreh epidemiologu Sali Ahmeti.
Po çfarë është ‘terapia e plazmës’?
Terapia e plazmës është një trajtim eksperimental që disa mjekë po përdorin për pacientët e infektuar me Covid-19.
Deri më tani, 8 muaj pas shpërthimit të pandemisë, ende nuk ka një ilaç zyrtar që lufton virusin apo një vaksinë që e parandalon atë, ndaj mjekët po tentojë alternativa të tjera, një prej të cilave ajo me plazëm.
Njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 kanë antitrupa – proteina që trupi i përdor për të luftuar infeksionet – ndaj sëmundjes në gjakun e tyre. Gjaku i pacientëve të shëruar quhet ‘plazma konvulsive’. Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut, në ngjyrë të verdhë, e cila mund të ndahet nga pjesët e tjera të gjakut dhe të përdoret më vete.
Studiuesit shpresojnë që plazma e pacientëve mund t’u jepet personave me Covid-19 për të rritur aftësinë e tyre për të luftuar virusin.
Ajo mund të ndihmojë pacientët të cilët janë të sëmurë dhe nuk kanë shumë simptoma të rënda, që të mos përkeqësohen më tej.
Terapia me plazëm mund të jetë e dobishme për pacientët me Covid-19 të cilët nuk marrin trajtime të tjera.
Plazma mund të ndihmojë gjithashtu njerëzit e tjerë që mund të kenë një rrezik më të lartë të humbasin jetën nga Covidi, siç janë njerëzit me gjendje kronike mjekësore, për shembull, sëmundje të zemrës ose diabeti, ose ata që kanë dobësuar sistemin imunitar. Plazma konvalente mund t’i ndihmojë këta njerëz që të sëmuren nëse marrin COVID-19.
Plazma konvalente mund të konsiderohet si trajtim mbrojtës për punonjësit e shëndetit ose për familjarët e tyre, që janë më të ekspozuar ndaj virusit.