Delegacion i Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë apel liderëve të partive t’i ofrojnë qytetarëve lista me kandidatë për deputetë me integritet.
Në një postim në Facebook, delegacioni u shpreh se “drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.”
Delagacioni thekoi se qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së.
Ditët e fundit, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar shpeshherë se kryetarët e partive nuk duhet të përfshijnë persona të inkriminuar dhe pa integritet në listat e partive.
Ajo ka theksuar se një kërkesë të tillë e parashikon ligji dhe është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së.
Thirrjeve të ambasadores, kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë se vetëdeklarimi i kandidatëve për deputetë është përgjegjësi personale dhe jo e partisë.