SHBA i dhuroi të premten Shqipërisë disa pajisje për monitorimin e sigurisë së kufirit të cilat arrijnë në vlerën 170 mijë dollarë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehu mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë në luftën kundër krimit gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve për kontrollin e kufirit.
Kim theksoi edhe njëherë se përparësitë e SHBA në Shqipëri janë “demokracia, mbrojtja dhe biznesi”.
Ajo tha se lufta kundër krimit është bërë më e vështirë pasi tashmë i është ndërkufitar dhe ka disa mënyra për të vepruar.
Kim nënvizoi se SHBA do të mbështesë të gjitha agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri pasi vetëm kështu sipas saj mund të çohet përpara sundimi i ligjit në shoqëri.