Kryeministri Edi Rama inspektoi të enjten kantierin e dy segmenteve rrugore Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç. Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi u shpreh se këto dy rrugë dytësore do të përfundojnë në maj.
Këto dy rrugë janë pjesë e projektit të ‘Konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale’, i cili financohet nga kredia prej 50 milionë euro e Bankës Botërore. Ky projekt do të shtrihet në 3 qarqe Fier, Korçë dhe Shkodër.
Tenderi u fitua nga kompania arabe Rawafed Al Torok.