Institucioni rregullator i shëndetësisë në Britani ka thënë se vaksinat e Covid 19 janë shumë të sigurta. Studimi i kryer nga ekspertët e institucionit britanik ka analizuar raportimet e mbi 22 mijë personave të vaksinuar me Pfizer dhe Astra Zeneca.
Rezultati më i rëndësishëm i studimit është se vaksina e Astra Zenecës mbron nga varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani.
Ndërsa rezultatet e simpomave të shkaktuara nga vaksinat janë:
Dy persona në 100 mijë të vaksinuar më vaksinën e Pfizer kanë pasur reaksion të fortë alergjik. Doktorët kanë thënë se kjo ka ndodhur tek personat që vuajnë nga alergjia.
Një në 10 persona kanë pasur simptoma të lehta si:
Dhimbje krahu
Dhimbje koke
Dhimbje muskujsh
Ethe
Lodhje
Këputje
Temperaturë
Marrje mendsh
Debulesë
143 persona ndër miliona persona të vaksinuar në të gjtihë botën kanë humbur jetën. Por shkaku i vdekjeve nuk ka qënë i lidhur me vaksinën.
75 persona kanë raportuar paralizë të fytyrës ose debulesë, por kjo sipas doktorëve është një simptomë normale.