Shefit të Krimeve në Policinë e Gramshit, Sokol Novaku u morrëm në mbrojtje nga policia pas kërcënimeve nga persona të paidentifikuar.
Një mesazh kërcënues “do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen tendë do të djegim të gjallë. Kena për të q*….robt, i ke ditët e numëruara”, iu dërgua shefit të krimeve.
Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh.
Me parë ai ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.