Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar të dielën qeverinë për situatën e pandemisë në shkolla, duke thënë se mësuesit janë të shqetësuar për infektimet.
Në një mesazh në Facebook, ajo shkroi se ka “marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla”.
Ajo e konsideroi si “dështim kolosal” të Ramës që një vit pas pandemisë, “qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online”.
Vokshi renditi disa probleme të pandemisë në shkolla:
- Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik;
Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra; - Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;
- Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre;
- Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike;