Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se motivi i tij kryesor që e shtyn të punojë, është dëshira për të lënë gjurmë në histori.
Në një intervistë nga Saranda, Rama u shpreh:
“Shtysa kryesore e imja për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar: Puna e bërë gjatë kohës që merrem me këtë punë të ketë një impakt mjaftueshëm i fortë për të lënë pas një kujtim të mirë.”
Ai theksoi se ka shumë gjëra që do të kishte bërë ndryshe, por sipas tij, është e rëndësishme që të mos përsërisë gabimet:
“Në do kthehesha nga e para shumë gjëra do bëheshin ndryshe dhe më mirë. Njeriu kur punon është i destinuar të gabojë dhe kur gabon mëson. E rëndësishme është që njeriu […] të mos përsërisë gabimet.”