Tetë pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit.
Po ashtu, 199 të infektuar të rinj janë zbuluar mes 1,846 të testuarve.
Numri më i madh i të infektuarve të rinj është zbuluar në Shkup.
Në 24 orët e fundit, 264 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 83,999.
Që prej fillimit të pandemisë në mars 2020, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar në total 94,798 persona, mes të cilëve 2,924 kanë humbur jetën, ndërsa 7,875 janë ende të infektuar aktivë.