Kryeministri Mitsotakis shkel rregullat anti-Covid19

Nga Exit News
Kryeministri Mitsotakis shkel rregullat anti-Covid19

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis akuzohet se ka shkelur rregullat e anti-Covid19 në vend.

Në mediat sociale qarkulluan video dhe foto të Mitsotakis gjatë një vizite në ishullin Ikaria duke marrë pjesë në një tubim me 30-40 njerëz në ballkonin e shtëpisë së një deputeti nga partia Demokracia e Re, Christodoulos Stefanadis.

Mitsotakis po vizitonte ishujt e largët të Ikaria dhe Fournoi në Egjeun lindor gjatë fundjavës për të mbikëqyrur ecurinë e fushatës së vaksinimit. Sipas mediave lokale, zyrtarë të qeverisë, ministra dhe zyrtarë të shëndetësisë ishin gjithashtu të pranishëm në tubim.

Kjo vjen në fundjavën e parë të masave të reja përfshirë dhe ndalim qarkullimin prej orës 6 pasdite.

Grekët kanë qenë në karantinë që prej nëntorit dhe nuk u lejohet të marrin pjesë në tubime ose të lëvizin nga njëri qytet në tjetrin për të vizituar familjet e tyre. Ata mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të shkuar në punë, për të blerë gjëra të domosdoshme, për të vizituar një mjek ose për të bërë vrap ose ecje afër shtëpisë së tyre dhe në grupe jo më shumë se tre persona.

Shkelësit e rregullave gjobiten me 300 euro dhe organizatorët e një tubimi me 3,000 euro.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>