Policia arreston 6 persona dhe gjen 3 të vdekur

Nga Exit News
Policia arreston 6 persona dhe gjen 3 të vdekur

Në vend u arrestuan 6 persona, u gjetën të mbytur 2 persona dhe 1 person u gjet i vrarë, gjatë ditës së hënë. Kështu:

Policia e Tiranës arrestoi një 19-vjeçar të shpallur në kërkim për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Një 53-vjeçar u arrestua në Korçë pasi shpërndante kokainë në qytet.

Katër persona u arrestuan nga policia për grabiutjen e një shume parash nga biznesi dhe rrahjen e rojes së sigurisë të këtij subjekti.

Personat e arrestuar janë H. Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim një 26-vjeçar, K. R. banues në Jubë, Durrës

Një 47-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj në Malësinë e Madhe. Viktima kishte prerje në fyt.
Një 62-vjeçar A.S, u gjet i mbytur në brigjet e plazhit të Spillesë në Kavajë.

Një 30-vjeçar u gjet të hënën pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë.

Një makinë u dogj të hënën në mëngjes në Vlorë. Makina është në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>