Dy gazetarë bjellorusë të televizionit polak Belsat u dënuan për mbulim të protestave masive në 2020, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, raporton Reuters.
Yekaterina Andreeva dhe Darya Chultsova, gazetarja dhe regjizori i televizionit Belsat u arrestuan në nentor pas protestave kundër presidentit Lukashenko, pas zgjedhjeve të gushtit.
Prokurorët i akuzuan Andreeva dhe Chultsova për koordinim të protestave duke i transmetuar drejtpërdrejt në televizion. Organizatat e të drejtave të njeriut i kanë dënuar arrestimin e dy gazetarëve.
Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve në New York i kërkoi autoriteteve bjelloruse të tërheq akuzat “absurde” ndaj dy gazetarëve.
Mijëra protestuesë u mblodhën në rrrugët e Bjellorusisë për muaj me radhë dhe gati të gjithë fugurat politike të opozitës u larguannnga vendi ose u burgosën, derisa qeveria i shtypi protestat.