Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Eugen Beci.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, Albana Shtylla relatore, dhe Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, vendosi të me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas KPK, prokurori kishte probleme në deklarimitn e pasurisë dhe kishte fshehur heqjen e vizës amerikane. KPK e shkarkoi prokurorin në vitin 2019. Eugen Beci ishte ndër kandidatët e parë për në SPAK.