Variante të reja të koronavirusit, të cilat janë më shumë ngjitëse po identifikohen në Francë. Sipas specialistit francez të virologjisë dhe këshilltar i komitetit shtetëror, Bruno Lina, këto variante përhapen ngadalë, raporton Reuters.
Lina në një deklaratë për radion inter France tha se: “Për tani, kemi vetëm idenë se në vend ka variante të reja të koronavirusit”.
Ai shtoi se mutacioni britanik i virusit u gjet në 30-35 përqind të rasteve të identifikuara në Paris, ndërsa mutacioni i Afrikës së Jugut ugjet në 2-3 përqind të rasteve aktuale.