KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Marinela Osmani

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Marinela Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Marinela Osmani.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

KPK gjeti një mungesë të ardhurash në vlerën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti, probleme që janë identifikuar më herët gjatë rivlerësimit të ish-prokurorit Gentjan Osmani, i cili është bashkëshort i gjyqtares.

Në lidhje me profesionalizmin dhe figurën KPK nuk gjeti probleme.

Bashkëshorti i saj, Gentian Osmani u shkarkua nga detyra për mungesë të burimeve të ligjshme. Osmani u konfimua në gusht të 2018 nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, por tre muaj më vonë, në nëntor, Komisioneri Publik me rekomandin të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit(ONM) apeloi vendimin duke kërkuar shkarkimin e tij.

Komisioneri Dariel Sina konstatoi se prokurori Gentian Osmani, nuk ka burime të mjaftueshme të të ardhurave për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 96 metra katrorë në Tiranë të kryer në vitin 2017. Gjithashtu sipas komisionirt, Osmani nuk arrin të justifikojë shpenzimet dhe kursimet në raport me të ardhurat për vitet 2011 deri 2013.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>