Policia ka gjobitur 1278 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur 10 pronarë biznesesh subjektesh që kanë zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë̈ dhe 41 shtetas kanë lëvizur pas orarit të lejuar.
59 shoferë që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të premten.
Ndërsa, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Qeveria e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik, javën e kaluar.